Nga ferma, në emigrim/ Fermerët në vështirësi për tregun, i gjithë prodhimi i ngelet në fushë

20/09/2021 19:47

Harun Vrapi në vitin 2012 u kthye nga emigrimi për të punuar tokën e të parëve të tij në fshatin Cermë të Lushnjes.

Ndërsa sot pas 9 vitesh qëndrimi në atdhe ai kërkon të largohet sërish. 15 dynym të tokës së tij Haruni i mbolli shalqi, edhe pse fruti rezultoi të ishte cilësor, Haruni nuk arriti të shesë as çerekun e prodhimit.

“Kam qenë në emigrim, kam punuar në ndërtim. Je bërë pishman që je kthyer? Po shumë, madje po e mendoj që të rikthehem”.

Bujqësia vendase është e pa orientuar, për kulturën e kultivimit fermerët nuk këshillohen nga Ministria e Bujqësisë, ata mbjellin në sajë të instiktive të tyre. Shalqiri këtë vit u mboll nga veriu në jug, sasia e madhe e prodhimit dhe mungesa e prodhimit bëri që shalqiri të kalbej në fusha.

“Nuk pyet asnjë njeri për produktin sic e shihni është në arë”.

-Sa shalqi ke mbjellë?

“15 dynym e kam mbjellë vetëm me shalqi”

-Sa shalqi prodhon kjo toka?

“150 ton shalqi dhe unë nuk kam shituar as çerekun”.

Mungesa e këshillimit të fermerit bën që situata të tilla si kalbja e prodhimit bujqësorë në fusha ose hedhja e tyre në kanal të përsëriten në çdo sezon.

-Përse nuk shitet shalqiri?

“Nuk shitet sepse nuk ka garanci malli këtu që kur mbillet. Një dynym tokë ka afërsisht 500 mijë lekë të vjetra shpenzime unë kam harxhuar 7 milion e gjysmë dhe skam marrë as çerekun”.

Djemtë e Harunit e ndihmuan babain e tyre për vite me radhë, por duke qenë se toka e punuar nuk po u jepte të ardhura të kënaqshme, ata vendosën të largohen përgjithnjë nga Shqipëria.

“Si familje kemi 35 dynym tokë, pjesa tjetër e familjes ka ikur. Unë kam mbetur vetëm me prindërit. Djemtë kanë shkuar ne emigrim punojnë në bujqësi në Greqi. Përse nuk punuan tokën këtu, por shkuan në emigrim? Këtu është për të ikur natën e jo më ditë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA