“Ku janë atë” është një nga rubrikat më të reja të emisionit “E Diell” dhe ka për qëllim të kthejë në vëmendje figurat e publikut shqiptar të cilët nuk shfaqen më aq shpesh në skenat shqiptare sepse kanë vendosur që të zhvendosen në një shtet tjetër për të vazhduar jetën e tyre.

Në këtë puntatë moderatori Ervin Kurti udhëtoi drejt New Jersey-it, për tu takuar me dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, Merita Halilin, këngëtare e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme dhe bashkëshortin e saj Raif Hyseni, instrumentisti virtuoz.

Çifti i mirënjohur i artistëve ndau për publikun disa momente tepër të këndshme nga jeta e tyre, ku së fundmi ata kishin arritur të hapnin “Katedrën e Këngës Shqipe” në “Montclair University”. Përveç këtyre sukseseve në karrierë Merita Halili nuk ngurroi as të ndaj me kamerat disa çaste ku ajo gatuante një nga ushqimet tradicionale të Tiranës dhe që për të kishte ngelur një nga ushqimet e preferuara.

Në mbyllje të rubrikës në tryezën e familjes u bashkua edhe vajza e tyre, Rea Hyseni dhe u shpreh se, ajo ka dëshirë të studioj për muzikë gjithashtu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA