Për vite me radhë dita e diele në Top Channel i është dedikuar programit “E Diell”, një program argëtues, informativ dhe edukues, mbi të gjitha shumë i pëlqyer nga teleshikuesit për shkak të rubrikave të larmishme që paraqet.

Nuk kishte sesi ky programacion të mungonte në televizorin tuaj edhe këtë sezon, ku që në hapje të tij u premtuan surpriza dhe prurje të reja.

Por ajo që vlen të theksohet është fakti që rubrika më e dashur për shikuesit “Trotuar” do të vazhdojë të jetë pjesë e pandarë e “E Diell” dhe do të vijojë të trajtojë tema të aktualitetit dhe të hap diskutime të rëndësishme në studio.

Por ky sezon do të ketë edhe hapësirë dedikuar fëmijëve të talentuar dhe plot energji me rubrikën “Shoku ynë Tili” dhe gjithashtu riktheu  në skenë moderatoren Nevina Shtylla. Kjo pjesë ngjalli plot emocion dhe i dha magji të dielës së ekranit.

Nuk ngelet gjë tjetër vetëm ti zbuloni vet ju të gjitha surprizat e tjera, duke e ndjekur çdo të diele nga ora 12:30 vetëm në Top Channel.

Top Channel