​Kosovë/ Nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa

20/09/2021 17:28

Nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve.

Ministria e Punëve të Brendshme, pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga nesër në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve në Republikën e Kosovës.

Përderisa qytetarët të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet në komunikatë.

Republika e Kosovës nga data 15 shtator 2021, ka ndërprerë dhënien e tabelave “KS” sepse nga kjo datë këto tabela nuk janë më valide.

Kryeministri Albin Kurti iu drejtua deputetëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës lidhur me nisjen e zbatimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që obligon të pajisen me targa të përkohshme të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

15 shtatori i vitit 2021, ishte afati i fundit kur përfundimisht duhej të përmbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo nga tabelat, përveç atyre “RKS”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA