Situata e epidemisë Covid-19 në Shqipëri duket se ka hyrë në një pikë kritike.

Nga njëra anë ekspertët e shëndetësisë apelojnë për t’u vaksinuar e nga ana tjetër është rritur numri i qytetarëve të cilët ndikohen nga konspiracionit dhe ditët e fundit kanë nisur protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm. Kjo është reflektuar menjëherë në uljen e numrit të personave që vaksinohen në një ditë.

Nga afro 14 mijë që u regjistruan në ditët e para të shtatorit kjo shifër ka zbritur në 7000 persona të vaksinuar në një ditë. Ndërkohë që në spitalin Covid shtrohen çdo ditë 30 pacientë në gjendje të rënduar.

Por në shifrën zyrtare mesatarisht 5 humbje jete çdo 24 orë ka pasur edhe nga ata të vaksinuar me dy doza.
Studime të ndryshme tregojnë se ka persona të cilët nuk krijojnë imunitet me dy doza vaksine apo imuniteti nga vaksina zgjat vetëm 6 muaj ndaj kërkohet dozë e tretë.

Por, OBSH bën thirrje të krijohet mundësia e të vaksinohen sa më shumë qytetarë me dy doza në mënyrë që të mos i jepet hapësirë virusit për të krijuar mutacione të cilat mund të jenë edhe më agresive se Delta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA