‘Këto para shpenzoi me të dashurin që do’/ Shokon Bledi Mane: Kam shoqe 20 vjeç që shkojnë me 50 vjeçarë për lekë

19/09/2021 22:05

Tema që po diskutohej në rubrikën ‘Trotuar’ në ‘E Diell’ për ditën e sotme ishte nëse duhet të lejohen meshkujt e femrat mbi 40 vjeç në klube nate.

Në diskutim e sipër, ishte gazetari Bledi Mane i cili bëri një deklaratë tejet shokuese, teksa tregoi rastin mikeshës së tij, për të cilën tha se shkonte në shtrat me 50 vjeçarë vetëm për para. E për të mos mjaftuar vetëm kjo, ajo çka ishte tejet e pabesueshme ishin fjalët e 50-vjeçarit kundrejt vajzës.

“Do të tregoj eksperiencën e një shoqes time. Një vajzë 23 vjeçare e ngacmonte një 50 vjeçar, i cili ishte në gjendje të mirë ekonomike. Kryenin marrëdhënie seksuale një herë në javë, 50 vjeçari e paguante dhe i thoshte: “Këto para që po ti jap shko edhe shpenzoi me të dashurin që ti e do, mua nuk më do, te mua vjen për interesa dhe mbështetje ekonomike. Ata 40 vjeçarët nëse largohen një ditë shumë vajza do t’i bëjnë pushimet me Durrës dhe jo Dhërmi”, tha Mane.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet nga të ftuarit e tjerë në studio, të cilët e quajtën si diçka të ulët dhe e papranueshme e jashtë normës.

Top Channel