Vepra e Sali Shijakut në Artkand  prezantohen pikturat në ekranin e Top Channel

18/09/2021 22:15

Sali Shijaku nëpërmjet veprës “ Në oborrin e shtëpisë”, 67×60 cm, vaj në kanavacë, çmimi 3500 euro ishte e pjesë e programit të 24 të Artkand.

Një autor I kërkuar shumë prej publikut, por I papërfaqësuar me herët në galerinë tonë televizive, u përcoll nëpërmjet kolorit dhe penelit të tij dallues.

Sali Shujaku nëpërmjet artit të tij arriti të krijonte vlera artistike që ndikuan në modernizimin e pikturës shqiptare të viteve 1965 -1980.

Veprat e tij si Mic Sokoli, Nora e Kelmendit apo Vojo Kushi karakterizojnë pikturën e tij monumentale nëpërmjet vetfllijimit. Nga ana tjetër, zanat, legjendat, apo portretet e grave dallohen për thellimin psikologjik të personazheve.

Vepra “Në oborrin e shtëpisë” do të qëndrojë për një janë në ankand.

Ndërkohë veprat e tjera pasuan galerinë televizive si Ksenofon Dilo -“Dimër në Razmë”- 59×35 cm, vaj në kanavacë, viti 1963, çmimi 2800 euro

Lekë Tasi “Në park”, vaj në kanavacë, 40×60 cm, viti 2009, çmimi 1000 euro

Dhe Çlirim Ceka, kompozim brendi, teknikë e përzier, 50×70 cm, viti 2005, çmimi 1000 euro

Artkand vjen çdo të shtunë  në orën 11 në ekranin e Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA