29/11 23:02
Pasditen e sotme në ekranin e Top Channel është transmetuar episodi i dytë i emisionit më të dashur për ju “Më thuaj një dëshirë”.
Rikujtojmë se herën e kaluar vajza vlonjate Ilaria kishte një dëshirë që shoku i saj Geri të bënte një vizitë për problemin e tij në veshka.
Geri dhe nëna e tij Marinela kanë ardhur sërish në Tiranë për të marrë përgjigjen përfundimtare nga mjekët. Ankthi është i madh pasi ata i druhen operacionit.
Gjithashtu Fjori i ka bërë një dhuratë që e ka prekur shumë Gerin dhe të ëmën pasi ai kurrë më parë nuk e ka marrë një të tillë.
Por surprizat nuk kanë fund, kështu që ndiqeni të plotë në videon më poshtë!
Top Channel