Fermerët në Myzeqe po përballen me vështirësi për të siguruar të ardhurat ekonomike për shkak të mungesës së tregut per shitjen e prodhimeve të tyre.

Veri dhe Fatbardha Gjini nga fshati Ngurrëz i bashkisë Lushnje së bashku me një nga djemtë e tyre prej vitesh merren me bujqësi.

Veç serave diellore këtë vit ata mbollën shalqi dhe bostan por ky investim nuk i shkoi mbarë pasi prodhimi i ngeli në tokë duke u kalbur.

“Kemi vite që torturohemi dhe çdo vite prodhimet na mbeten në tokë”, thanë ata.

Ata fajësojnë shtetin që nuk i ka hedhur sytë nga ta por vjen vetëm për votime dhe propagandë.

Të gjendur përpara këtyre vështirësive Enveri me lot në sy thotë që dhe djali tjetër që ka këtu do të largohet jashtë vendit pasi këtu nuk arrin dot të ushqehet.

I të njëjtit mendim është edhe gruaja e tij  Fatbardha.

Çdo vit për fermerët është e njëjta situatë ku asgjë nuk ndryshon edhe pse ata kanë ngritur shqetësimet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA