‘Indoktrinim’/ Ministrat gjermanë dënojnë gjuhën e ‘gjinisë neutrale’ të rekomanduar në universitetet e vendit (fotot)

18/09/2021 15:56

Ministra të shteteve gjermane kanë dënuar së fundmi fushatën e “neutralizimit të gjinive” në gjuhën akademike të universiteteve, teksa vendi vijon të përfshihet nga lufta ndaj tendencave neo-liberale për eliminimin e emrave mashkullorë e femërorë.

Muajin e kaluar nëntë universitete gjermane duke përfshirë ato te Konstanz e Stuttgart lëshuan udhëzimet për stafin e studentët për shmangien e formave femërore e mashkullore të emrave.

Por kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, 54 vjeç, ka dënuar rregullat për gjininë e re neutrale në universitete duke i quajtur “indoktrinim”, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Ai ka urdhëruar rishikim të udhëzimeve duke thënë se gjuha nuk bëhet “me rekomandime”, si dhe të mos diskriminohet ndaj studentëve që nuk përdorin terminologjinë e re.

Në udhëzimet speciale gjuhësore rekomandohet kundër përdorimit të formave mashkullore e femërore të emrave, siç ushtrohet normalisht gjuha gjermane, për të kaluar në një version më të ngjashëm me anglishten, ku gjinitë e cilësuara të emrave mungojnë.

Duke folur me të përditshmen vendase, Augsburger Allgemeine, zoti Söder, i cili drejton gjithashtu partisë Union Kristian Social (CSU), tha se është e patolerueshme që akademikët të bëjnë dallim mes studentëve që nuk përdorim rregullat e reja gjinore.

Ai dënoi udhëzimet e universiteteve si ‘indoktrinim’, dhe paralajmëroi se kjo terminologji do të sjellë në të ardhmen referimin e kontestuar të prindërve jo si “nënë e baba”, por ‘Prindi 1 e Prindi 2’.

“Bavaria është një shtet i lirë, jo një shtet indoktrinimi. Çdokush mund të përdorë gjuhën si të dojë, por çdokush duhet të tregojë ndjeshmëri dhe respekt me gjuhën e tij”.

“Nuk mund të bëhen rekomandime për gjuhën, sepse do të përfundojmë më pas me ligje për gjininë apo dënime për shkelje të gjinisë. Duhet të jemi të aftë të vazhdojmë të themi nënë e baba, jo ‘Prindi 1 e Prindi 2’, Nuk dua që fëmijët e mi të më thërrasin ‘Prindi’”.

Megjithse gjermanishtja ka mashkullore e femërore për shumicën e emrave, shumë grupe të majta apo ‘liberale’ kanë nisur të përshtasin terma të reja te “gjinisë neutrale”.

Sipas The Times, votuesit në Gjermani quhen Wähler (votues mashkull) ose Wählerinnen (votuese femër), por një term i ri hibrid është krijuar, Wählende (persona votues), për të shmangur përdorimin e emrit në mashkullore.

Edhe Shoqëria Gjermane për Gjuhën ka bërë thirrje për rezistencë ndaj ‘strukturimeve qesharake’ të gjuhës dhe  ‘budallëqeve të gjinisë’ që i shoqërojnë.

Në një konferencë të fundit të partisë CSU në Nuremberg në fundjavë, 96 përqind të anëtarëve votuan në favor të mocionit që dënonte “ekseset artificiale e akrobacitë gjuhësore politikisht indoktrinuese” që po ushtrohen në organet publike dhe institucionet e arsimit.

FOTO GALERI
2/3
“Duhet të jemi të aftë të vazhdojmë të themi nënë e baba, jo ‘Prindi 1 e Prindi 2’, Nuk dua që fëmijët e mi të më thërrasin ‘Prindi’”, tha ai.

Top Channel