Bashkëshorti vret gruan dhe veten në Divjakë, ja ku jetonte çifti (Pamjet)
18/09/2021 20:09
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Babunjë në Divjakë, ku bashkëshorti ka vrarë gruan me armën e gjahut dhe më pas ka qëlluar veten.
Top Channel ka siguruar pamje të banesës së çiftit, njëkohësisht dhe vendin ku ndodhi akti makabër.
58-vjeçari Hekuran Rrasa vrau me armë gjaku bashkëshorten Fëllënxë dhe më pas veten.
Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje, ndërsa dyshimet e pata janë konflikti i shkaktuar nga problemet ekonomike.
Polici ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë.
Top Channel