U vra mizorisht nga bashkëshorti/ Babai i të ndjerës Sabrina pritet të kallëzojë në SPAK gjyqtarë, prokurorë dhe mjekë që…

17/09/2021 11:20
Viktima Sabrina Bengaj dhe autori Elton Metaj

Babai i Sabrina Bengajt, 23-vjeçarja që u vra mizorisht nga bashkëshorti në shtëpinë babait të saj, ndërsa po hante bukë, ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.

Top Channel ka mësuar se Partizan Bengaj do të kallëzojë në SPAK gjyqtarë, prokurorë dhe mjekë që 10 muaj më parë liruan nga burgu autorin e vrasjes, Elton Metaj.

Ai ka marrë si avokat për mbrojtjen e çështjes avokatin Saimir Visha.

“Ngarkoj avokatin dua të hetohet kushdo që ka firmosur për të liruar vrasësin”, tha Bengaj.

Avokati Saimir Visha pritet që të tërheq dosjen e çështjes dhe aty do të kuptohet më qartë se si kanë vepruar zyrtarët.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA