
Ndonëse pandemia e Covid nuk ka përfunduar dhe askush nuk e di se kur, vala më e fuqishme me pasoja edhe më të rënda do të jetë ajo që ka shkaktuar në shëndetin mendor të njerëzve.
Frika e infektimit, izolimi, humbja e të afërmeve tanë do të shfaqin pasoja të rënda edhe pasi të jetë sfumuar historia Covid.
Eksperti i shëndetit mendor sugjeron nxitjen drejt kreativitetit si në kuzhinë, art apo aktivitet fizik për të ulur stresin e shkaktuar nga situata Covid.
Shifrat për situatën, rrugët bosh në karantinë, por edhe puna e përditshme pranë OBSH ku raportohej çdo ditë për ecurinë e epidemisë vënë që Ardina Xinxo të shprehte çdo moment në pikturë.
23 rrëfimet pandemike risjellin çdo ndjesi që përjetuam që me fillimin e epidemisë Covid.
Top Channel