Edhe pse po kalojnë rreth 48 orë, ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori, i cili ka mbetur i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës.
Në ambientet e jashtme të galerisë që ka pësuar shembje ka shkuar edhe djali i minatorit, i cili është në pritje të ndonjë lajmi për babain e tij.
Për 60 vjeçarin Muharrem Plaku, kërkimi ka vijuar gjatë gjithë natës por pa sukses.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur që në orën 09:00 të ditës së mërkurë kur u shemb masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë. Ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, po punon për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Muharrem Plakut, i cili punon prej tetë vitesh në këtë subjekt minerar.
Top Channel