Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuara Anita dhe Lola Haradinaj, dy motrat dhe kunatat që tashmë do të jenë edhe kolege në programin e ri televiziv që do të nisë në Top Channel.

Prej disa ditësh ato po qëndrojnë në Tiranë për shkak të angazhimeve, mirëpo gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as zënkat me njëra-tjetrën.

“E di unë zënkën e fundit, se kjo s’ i mban mend… se i bën dalje sikur s’ kishte faj”, tha Lola me humor teksa rrëfeu ç’ kidhte ndodhur së fundmi.

“E kishim lënë që do dilnim bashkë në darkë se kjo kishte dhe një takim. U bëra gati dhe po e prisja në shtëpi. Rri unë, rri e prit. Nuk po e merrja në cel që të mos e bezdisja se mendova që sa të mbaronte do të më merrte vetë, por kjo hiç fare. Në një moment e marr dhe i them: Oj Anitë, po ku je moj? Kur më çon foto duke u kënaqur për vete”, tregoi Lola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA