27/12 22:33
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Anita Haradinaj sqaroi njëherë e mirë lajmin e nisjes së një programi krah Edi Manushit në Top Channel.
Ajo pohoi se do të jetë producente e rubrikës së re që do të transmetohet të dielave në “E Diell”, por moderatore do të jetë motra e saj Lola.
“Unë kam kënaqësinë të jem krah Edit dhe të jem pjesë e “Top Channel” në këtë projekt të ri që Anita motra ime ka sjellë, por ka vendosur ta prezantojë unë. Është një emision që më shkon me natyrën që kam, por megjithatë po presim dhe pak që të gjitha këto surpriza të bukura që po përgatisim t’i zbulojmë nga muaji tetor”, zbuloi Lola Haradinaj.
Top Channel