Edicioni të 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri cel siparin që prej 20 shtatorit deri të shtunën më 25 shtator .
Këtë vit, tematika qendrore e Festivalit ka të bëjë me fenomenin e pandemisë, me traumat dhe post-traumat, që janë shkaktuar kryesisht te gratë dhe fëmijët.
Gjithashtu, do të shfaqen edhe filma që lidhen me individë apo artistë, që gjenden nën kërcënimin e regjimit aktual taleban në Afganistan.
Në këtë edicion, janë përzgjedhur 34 filma për t’u shfaqur për publikun, prej 3500 aplikimeve. Filmat dhe produksionet e viteve të fundit shfaqen për herë të parë për publikun shqiptar.
Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, filmat do të shfaqen edhe tek Lulishtja pranë Kryeministrisë.
Top Channel