Ermal Meta ka ndezur skenën mbrëmjen e sotme në koncertin që po mbahet në stadiumin “Air Albania”.

Ai e ka nisur mbrëmjen me disa prej këngëve të tij në gjuhën italiane, ndërsa pritet që të këndojë edhe në shqip.

Në stadiumin “Air Albania”  njerëzit po shijojnë muzikën e Metës dhe bandës së tij.

Ky është koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet, i organizuar nga Ambasada Italiane, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia Tiranë.

Në intervistë për Top Channel, ai tha se “Të gjitha këngët që publiku I do të jenë të gjitha. Do jenë dy orë koncert që përfshin 25 këngë. Para koncertit do të jetë një hapje e shfaqjes me Elhaida Danin. Po përgatis edhe një surprizë të vogël, por është më mirë mos ta them që tani.

Në konferencën për shtyp, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Meta u shpreh një ditë më parë se pavarësisht se është hera e tretë që këndon në Shqipëri, i duket si hera e parë dhe se po dridhej nga emocionet.

Ai tha se do t’i ‘shkrijë’ të gjitha energjitë në skenë, ndonëse për të është hera e parë që do të  bëjë një koncert në stadium.

Artisti me origjinë shqiptare jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali. Pas shumë muajsh pushim prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor. Turi nis nga vendlindja e tij, Shqipëria.

FOTO GALERI
1/70

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA