Astronautët kinezë kthehen në tokë pas 90 ditësh në stacionin hapësinor të vendit (fotot)

17/09/2021 20:22

Është rikthyer sot në tokë kapsula me astronautët kinezë, pas misionit 90-ditor në stacionin hapësinor të vendit, një kohëzgjatje rekord për Kinën.

Kapsula me tre astronautët ra me parashutë në shkretëtirën e Gobi, ne brendesi te Mongolise, në orën lokale 13:35.

Astronautët Nie Haisheng (komandant), Liu Boming e Tang Hongbo, kaluan 90 ditë në bordin e stacionit hapësinor kinez Tianhe , në zhvillimin qe tregon ambicjet e superfuqise se re ne sferen hapesinore.

Ekuipazhi i anijes kozmike Shenzhou-12 raportohej se ishte në “shëndet të mirë” teksa një helikopter mbërriti te ta pak pas rënies në shkretëtirë.

Autoritetet thanë se astronautët do të kalojnë një periudhë 14 ditore karantine, prej dobësimit të mundshëm të sistemit imunitar nga koha në hapësirë.

Misioni i tyre ishte pjesë e programit të gjerë hapësinor të Kinës, gjate të cilit jane dërguar sonda në Hënë e në planetin Mars.

FOTO GALERI
5/5
Misioni i tyre ishte pjesë e programit të gjerë hapësinor të Kinës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA