Tregtia me pakicë në tremujorin e dytë të vitit 2021 u rrit me 9,9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë si rrjedhoje kërkesës post pandemike.
Sipas të dhënave të INSTAT rritja erdhi nga artikujt jo-ushqimore si rrjedhojë e rikthimit blerjeve të munguara gjatë kufizimeve, ndërkohë që tregtia e ushqimeve erdhi në rënie si pasojë e mbi furnizimeve gjatë vitit të kaluar në tremujorin e dytë.
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2021 është rritur me 5,5 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2020. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve ka pësuar rënie 1,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.
Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 10,9 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 23,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.
Në ndryshimin vjetor prej +9,9 %, në tremujorin e dytë 2021 ndaj tremujorit të dytë 2020, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:
Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +5,9 pikë përqindje.
Grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +5,5 pikë përqindje.
Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me -1,5 pikë përqindje.
Në tremujorin e dytë 2021, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, ka pësuar rënie me 0,4 %, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, nuk ka pasur ndryshim krahasuar me tremujorin paraardhës.
Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, ka pësuar rënie me 0,7 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, ka pësuar rënie me 2,3 %, kundrejt tremujorit të parë 2021./Monitor
Top Channel