Pamje të rralla të kafshëve amfibe e invertebrore që shkëlqejnë në errësirë (fotot)

16/09/2021 17:39

Imazhe të mrekullueshme, të papublikuara ndonjëherë të zvarranikëve, amfibëve apo kafshëve invertebrore që shkëlqejnë në errësirë, janë shpërndarë nga kopshti zoologjik i Chester në Britani, duke shfaqur cilësitë impresionuese të krijesave në mungese te ndricimit.

Imazhet e marra natën brenda kopshtit zoologjik tregojnë gjallesat që shfaqin nuanca të shndritshme të ngjyrave të kuqe, blu e jeshile, nën ndriçimin me dritë ultraviolet.

Në to përfshihen foto shumëngjyrëshe të kameleonëve, hardhucave, bretkosave, peshqve e kërmijve, madje edhe të koraleve që duket se shkëlqejnë sipas stimulimit.

Shfaqja që njihet ndryshe si bio-fluoreshencë – ndodh kur drita me valë më të gjata energjie absorbohet dhe reflekton prapa energji me valë më të shkurtra.

Shkenca nuk është e sigurtë se përse ndodh ky fenomen, por dihet se ka të bëjë me proteinat, pigmentet dhe kimikatet që reagojnë në lëkurën e krijesave.

Dr Gerardo Garcia, kurator i kafshëve invertebrore dhe të vertebrorëve të ulët në kopshtin e Chester, ka disa teori për fenomenin.

Ai beson se shkëlqimi i kafshëve e ka të bëjë me komunikimin, kërkimin e partnerit ose trembjen e predatorëve të mundshëm.

Dr Garcia, i cili punon për ruajtjen e disa prej kafshëve më të rralla të botës si amfibë, peshq e invertebrorë, tha: “Kam punuar nga afër me këto specie prej 30 vjetësh, por nuk i kisha parë kurrë në këtë mënyrë”.

“Të shohësh kafshë të ndryshme që shkëlqejnë në një rang ngjyrash është e pabesueshme, por mbetet pyetja, përse e bëjnë?

“Frekuencat e dritës janë me qindra dhe kafshët e shikojnë atë ndryshe nga njerëzit”.

“Ne shikojmë në fakt vetëm një pjesë të dritës së diellit, kështu që megjithse shikojmë një kafshë që shkëlqen, për ta kjo mund të jetë një shfaqje tjetër pasi kuptojnë gjatësi vale të dritës që njeriu nuk i percepton”.

Dr Garcia thotë se ky shkëlqim mund të jetë pjesë e aseteve të kafshëve për të tërhequr partnerë të mundshëm.

Ai shton: “Fotot tregojnë se vetëm disa pjesë të trupit të kafshëve shkëlqejnë, dhe për këtë mund të ketë arsye të caktuara.

“Te kameleoni për shembull pjesët fluoreshente mund të jenë një sistem sinjalizimi, ndryshe nga komunikimi i tyre i njohur me anë të ndryshimit të lëkurës”.

“Meshkujt kanë më shumë luspa në kokën e tyre dhe kjo i bën ata më tërheqës për seksin e kundërt”.

“Ndërsa disa peshq përdorin ndryshimin e ngjyrës për t’u fshehur nga predatorët. Disa prej tyre madje marrin dhe pamjen e specieve të tjera me këtë proces”.

 

FOTO GALERI
1/11
Shkenca eshte e cuditur nga fenomeni

Top Channel