Kolumbia dislokon ushtrinë në kryeqytet pas valës së dhunës e grabitjeve (fotot)

16/09/2021 19:58

Qindra ushtarë patrullonin sot rrugët e kryeqytetit kolumbian Bogota, për të ndaluar valën e grabitjeve dhe dhunës në qytetin me tetë milionë banorë.

Ushtria është dislokuar në ndihmë të policisë pas një vale të frikshme dhune vrasjesh e grabitjesh, njoftonin autoritetet.

Ndihma u kërkua nga kryebashkiakja Claudia Lopez teksa Kolumbia kalon periudhën më të dhunshme pas asaj të marrëveshjes së paqes me rebelët e majtë në 2016.

Ministri i mbrojtjes Diego Molano tha se 360 ushtarë janë dislokuar në zonat e varfra të Bogota, ku ka përqindje të lartë krimi i pasigurie.

Ata do të kontrollojnë dokumentet e identifikimit e do të kontrollojnë makinat e individët e dyshimtë.

Molano shtoi se ushtarët do të jenë të armatosur dhe kanë fuqi arresti.

FOTO GALERI
3/3
Ushtarët do të jenë të armatosur dhe kanë fuqi arresti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA