Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar blogerja dhe moderatorja e njohur Argjira Spanca.

Ajo foli për projektin e ri që do të sjellë në “E Diell”, një rubrikë që lidhet me “Influencers”.
Mirëpo moderatorja nuk kishte si t’u shpëtonte edhe pyetjeve rreth Gracianos.

Ajo pohoi se kaluan pushimet bashkë, pushime për të cilat të dy kishin shumë nevojë dhe i shijuan maksimalisht.
E pyetur nga Bieta, Argjira rrëfeu se tashmë lidhja mes saj dhe Gracianos është bërë familjare. Mamaja e saj shkon shumë mirë me balerinin dhe nga ana tjetër vet Argjira ka një marrëdhënie fantastike me vjehrrë.
“Ajo e ka punën përballë shtëpisë time dhe çdo mëngjes e pimë kafen bashkë. Unë bëj gati kafen turke, ia “qet” nusja kafen”, tha ajo me humor.

Tani që po filloja projektin e ri isha shumë e stresuar, por Graciono është kritikuesi im më i madh dhe po bënte shumë presion. Por atë ditë unë isha aq e stresuar sa edhe ky s’më duhej fare. Në atë moment shpërtheu Ornela (vjehrra) dhe i tha: Ore do pushosh ti apo të nxora nga shtëpia… mos ma ngacmo gocën se boll është e stresuar”, tregoi mes të qeshurash Argjira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA