Si të shmangësh dopingun/ Ekspertët: Duhen edukuar sportistët që të mos penalizohen nga padituria

15/09/2021 12:35

Dopingu në sportet shqiptare sa vjen dhe po rrallohet për fat të mirë.

Kjo vjen edhe për shkak të kontrolleve të shumta që bëhen në vendin tonë nga Organizata Kombëtare e Antidopingut. Megjithatë problematika e vënë re së fundmi është mungesa e informacionit dhe përdorimet e sistemeve, si ai ADAMS i cili përditëson vendndodhjen dhe gjendjen e sportistit ndërkohë që informon edhe agjencitë ndërkombëtare antidopig, që më pas vijnë në mënyrë të fshehtë për kontrolle.

Për mos përdorimin e këtij sistemi 3 të rinj pak javë më parë humbën kampionatin europian të peshëngritjes dhe për këtë arsye federate i mblodhi sëbashku me përfaqësues së Organizata Kombëtare të Antidopingut për t’i informuar dhe praktikuar.

“Po informojmë dhe edukojmë sportistët që të paktën mos të marrin penalitete nga mosdija”.

Kampioni Briken Calja i pranishëm në këtë seminar tregon rëndësinë dhe mënyrën e përdorimin të këtij sistemi.

“Të plotësosh sistemin ADAMS është si të përdorësh rrjetet sociale”.

Sa të shpeshta janë kontrollet e agjencisë ndërkombëtare antidoping?

“Unë jam rekordmeni i kontrolleve që bëjnë agjencitë ndërkombëtare të antidopingut”.

A kemi patur më raste dopingu në vendin tonë ?

“Këtë vit kemi patur dy raste me doping, një në sportin e peshëngritjes dhe një në sportin e qitjes”.

Top Channel