Nga sot hyn në fuqi vendimi qe e lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e Covidit që ai do të lëshojë, duke u pranua në BE me të njëjtat kushte si pasaportat dixhitale të bllokut.
Lëvizja vjen në kohën kur situata e pandemisë po njeh një përkeqësim të ri në pjesë të ndryshme të Europës. Shtatë vendime të reja u morën lidhur me certifikatat e Covid të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja. Këto shtete e territore, thuhej në njoftimin e bllokut, kanë pranuar në të njëjtën kohë të certifikatën dixhitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë vendim.
Postimi
SUPERLAJM
Shqiptarët të lirë të lëvizin lirisht në Europë me pashaportën digjitale të vaksinimit✈️🚢🚙🚌
BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka😊
Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/09/15/pasaporte-dixhitale-covid-per-shqiperine-be-nxjerr-vendimin/
Top Channel