Nga sot hyn në fuqi vendimi qe e lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e Covidit që ai do të lëshojë, duke u pranua në BE me të njëjtat kushte si pasaportat dixhitale të bllokut.

Lëvizja vjen në kohën kur situata e pandemisë po njeh një përkeqësim të ri në pjesë të ndryshme të Europës. Shtatë vendime të reja u morën lidhur me certifikatat e Covid të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja. Këto shtete e territore, thuhej në njoftimin e bllokut, kanë pranuar në të njëjtën kohë të certifikatën dixhitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit.

“Këtë verë, pamë se qytetarët kanë mundur të udhëtojnë të sigurojnë falë certifikatës dixhitale Covid të Bashkimit Europian. Kjo është një situatë nga e cila përfitojnë të gjithë: qytetarët dhe bizneset mund të gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë ndërsa sektori i transportit mund të nisë e ta marrë veten nga humbjet e muajve të kaluar.

Që prej qershorit janë lëshuar më shumë se 420 milionë certifikata të BE-së. Ndaj unë i mirëpres vendet jashtë bllokut, të cilat po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm. Në total, 42 shtete – 27 vende anëtare të Bashkimit Europian dhe 15 të tjera që nuk janë pjesë e tij – po bëhen tashmë pjesë e sistemit të pasaportave dixhitale të BE-së, duke e konfirmuar këtë certifikatë si një standart ndërkombëtar”, deklaroi komisioneri europian i drejtësisë, Didier Reynders.

Top Channel