Punimet për portin e Vlorës, gjenden 15 predha të Luftës së Dytë Botërore!

15/09/2021 13:07

15 predha të Luftës së dytë Botërore u gjetën sot në Vlorë.

Municionet ushtarake u zbuluan nga punonjësit që po kryejnë punimet në zonën pranë muzeut kombëtar të pavarësisë në zonën e Skelës.

Predhat janë gjetur brenda kantierit të ndërtimit nga vetë punëtorët që po zbatojnë projektin “Parku i shtëpisë së pavarësisë”.

Predhat kanë qenë të pashpërthyera, ndërsa janë lajmëruar edhe Forcat e Xhenios, që vendosën perimetrin e sigurisë në zonë dhe i larguan pa shkaktuar dëme.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel