Një gjykatë në Meksikë ka dënuar sot ish-kreun e një prej karteleve më të fuqishme të trafikut të drogës me 28 vjet burg.
Vicente Carrillo Fuentes mori kontrollin e kartelit famëkeq Juárez pas vdekjes së vëllait të tij gjatë një ndërhyrjeje të dështuar kirurgje plastike në 1997.
Mijëra njerëz u vranë në luftën për territor që pasoi mes karteleve rivale.
Karteli Juárez ka humbur tashmë shumicën e pushtetit të tij, që prej arrestimit të Vicente Carrillo Fuentes në vitin 2014.
Vicente Carrillo Fuentes, i njohur ndryshe si “Zëvendësi” u shpall fajtor për trafik drogash dhe krim të organizuar.
58-vjeçari ishte një nga më të kërkuarit në listën e agjencisë amerikane kundër drogave (DEA) për kapjen e të cilit ishte ofruar shpërblimi prej $5 milionë.
Ai u kap nga polici anë një postbllok në shtetin verior meksikan të Coahuila në tetor 2014 së bashku me një prej bodiguardëve të tij.
Vicente Carrillo Fuentes mori drejtimin e kartelit pas vdekjes së vëllait të madh Amado, i njohur ndryshe si “Lordi i Qiejve” prej trafikimit të sasive të mëdha të drogave me avionët e tij.
Vetë Amado Carrillo Fuentes kishte marrë kontrollin e Juárez pas eliminimit të liderit të mëparshëm Rafael Aguilar Guajardo.
Në vitin 1997, Amado Carrillo Fuentes shkoi të kryente një operacion plastik për të ndryshuar pamjen e fytyrës, por vdiq nga komplikacionet gjatë procedurës.
Doktorët që e kryen atë u vranë disa javë më vonë.
Dënimi me 28 vjet i Vicente Carrillo Fuentes llogarit dhe vitet që ka kaluar në burg që prej arrestimit.
Top Channel