Glykeria, këngëtarja greke shumë popullore ndërkombëtarisht, por veçanërsisht edhe ndër shqiptarët vjen në një koncert mbrëmjen e 15 shtatorit tek Amfiteatri i Tiranës.

Me një bandë prej 14 muzikantësh, drejtuar nga kompozitori dhe muzikanti shqiptar Dasho Kurti.

Glykeria: Është hera ime e tretë apo e katërt që jam në Shqipëri. Një here kam qenë në Tiranë. Hera ime e fundit ka qenë në një bashkëpunim për një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit. U lumturova shumë atëherë sepse pashë që shumë njerëz dinin këngët e mia, patjetër që sot kthehem me shumë kënaqësi. Sidomos pas një bashkëpunimi me muzikantin Dasho Kurti që është edhe miku im në të njejtën kohë.

Programi rezervon shumë surpriza, dhe më e rëndësishmja patjeër që është të kënduarit në gjuhën tonë. Me një ndër këngët më të dashura “25 gërsheta”.

Glykeria: Unë besoj që mbrëmja do të jetë magjike, sepse di që shqiptarët e duan muzikën greke dhe më duan edhe mua. Sidomos mbas bashkëpunimit që kisha me Dasho Kurtin në këngën “25 gërsheta“që vjen si një përpunim i këngës edhe në gjuhën greke, por duke kënduar edhe në shqip. Një këngë në Shqip që do e sjellim për here të parë.

E cilësuar si një ndër pesë këngëtaret më të mira në historinë e këngës popullore greke, koncerti I saj në Tiranë është një privilegj I vecantë edhe për bashkëpuntorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA