Kim Kardashian vijon të shfaqet çuditshëm në përditshmërinë e saj me veshjet e zeza dhe e mbuluar nga koka tek këmbët.
Edhe pas përfundimit të Met Gala në Webster Hall në New York, ku ajo doli me fytyrë të mbuluar dhe fustan të ngushtë të zi, sërish Kardashian u vesh me të zeza në festën e organizuar nga Justin Bieber.
40-vjeçarja u bashkua në ceremoninë e mbushur me yje me motrën e saj Kendall Jenner dhe shoqen e saj Hailey Bieber, e cila mbante një shishe ‘Tequila 818′ gjatë natës.
Kardashian shfaqi linjat e saj trupore në një kostum të zi duke tërhequr gjithë vëmendjen e të ftuarve dhe fansave.
Kim portretizoi personazhin e famshëm ‘Catwoman’ e veshur me fustanin elastik i cili e mbuloi atë nga qafa deri tek gishtat e këmbëve, ndërsa ajo vuri një maskë dhe një palë syze për të kompletuar pamjen e çuditshme.
Ajo ishte e mbështjellë me një pelerinë të gjatë të zezë, e cila e bënte të dukej si heroinë.
Nuk dihet ende mesazhi që po përpiqet të përcjellë Kardashian, ndërsa dyshohet se ajo po shpreh një mënyrë revolte ndaj kushteve në të cilat po trajtohen gratë afgane, një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit, pasi talebanët pushtuan Afganistanin.
Gjithashtu përzgjedhja e Kim duke u mbuluar nga koka tek këmbët mund të jetë edhe një mesazh që përpiqet të përcjellë për mbrojtjen ndaj pandemisë së COVID që po kërcënon të gjithë globin.
Top Channel