Burri i dënuar gabimisht i shpëton dënimit me vdekje pas 15 vjetësh, por vdes nga Covid (fotot)

15/09/2021 16:02
Damon Thibodeaux u lirua nga akuzat kater vjet para vdekjes

Një burrë që arriti t’i shpëtojë dënimit me vdekje pas rrëzimit të akuzave të vrasjes, ka vdekur së fundmi nga Covid-19 në SHBA.

“Vdekja e Damon Thibodeaux ishte aq e padrejtë”, tha një prej avokatëve që e ndihmoi atë të lirohej pas gati 16 vjetësh prapa hekurave.

Thibodeau u çlirua nga akuzat e vrasjes pas provave të ADN-së në 2012 për vdekjen e kushërires të tij në 1996.

Ai kaloi 15 në pritje të dënimit me vdekje në Louisiana pasi u shpall fajtor për vdekjen e 14 vjeçares.

Por i dënuari qe u lirua kater vjet me pare nga burgu, u shtrua në spital  në fillim të gushtit në Jacksonville, Florida dhe humbi jetën pas disa javësh.

Damon ishte një punëtor 22-vjeçar në një barkë transportuese në lumin Mississippi në korrik 1996 kur kushërira e tij 14-vjeçare u zhduk.

Thibodeaux ishte asokohe në shtëpinë e familjes së saj, ndërsa trup i adoleshentes u gjet në lumë një ditë më vonë.

Ndaj tij u përdorën teknika të rënda marrjeje në pyetje, çka bëri që të pranonte një krim që nuk kishte kryer, dhe një vit më vonë u dënua me vdekje.

Avokatët e firmës Fredrikson and Byron në Minneapolis arritën të provojnë pafajësinë e zotit Thibodeaux, duke theksuar se  pranimi i tij nuk përputhet me rrethanat fizike te krimit.

Ai ishte liruar para katër vjetësh.

FOTO GALERI
3/3
Por i dënuari qe u lirua kater vjet me pare nga burgu, u shtrua në spital  në fillim të gushtit në Jacksonville

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA