Këtë të martë është rikthyer Uefa Champions League ku janë luajtur një pjesë e ndeshjeve të para të fazës së grupeve.

Fitore minimale regjistruan kampionët në fuqi të Europës, londinezët e Chelseat, që mposhtën 1-0 Zenitin, falë golit të shënuar nga sulmuesi belg Romelu Lukaku.

Edhe pse objektivi është po i njëjtë, mbrojtja e titullit, londinezët nuk shkëlqyen me lojën e dhënë duke ngritur dyshime në këtë fillim të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Në ndeshjet e tjera nuk pati fitues pasi Villareal e Atalanta ndanë pikët falë barazimit 2-2, ndërsa Lille-Wolfsburg dhe Dinamo Kiev-Benfica nuk patën gola.

Top Channel