Shkencëtarët ringjallin mamuthin, 15 milionë dollarë “shpërblim”!

14/09/2021 17:15

Rikthimi në jetë i krijesave të zhdukura, nuk është më një mision i pamundur. Shkencëtarët janë klonuar tashmë disa kafshë të rrezikuara dhe kanë mundur të sekuencojnë ADN-në e nxjerrë nga eshtrat e specieve të humbura prej kohësh.

Një grup gjenetistësh të drejtuar nga George Church i Harvard Medical School, kanë ndërmend të risjellin në jetë një mamuth leshator, lloji it ë cilut u zhdukë përpara 4.000 vjetësh.

Plani është që gjigandit të epokës së akullnajave t`i krijohen kushtet e habitetit të tij natyror. Përpjekjet e tyre do të financohen me plot 15 milionë dollarë.

Përkrahësit e idesë thonë se rikthimi i mamuthit në një formë të tjetërsuar mund të ndihmojë në rikthimin e ekosistemit të brishtë të tundrës Arktike, luftën ndaj krizës së klimës dhe ruajtjen e elefantit aziatik të rrezikuar, me të cilin ka lidhje mamuthi leshator. Plani sidoqoftë, është tepër i guximshëm thotë CNN, e i mbushur me çështje të natyrës etike.

Qëllimi nuk është klonimi i mamuthit.

ADN-ja që kanë nxjerrë shkencëtarët nga mbetjet e kësaj specieje të ngrirë në permafrost, janë shumë të fragmentuara: ata duan të krijojnë nëpërmjet inxhinierisë gjenetike, një hybrid të gjallë elefant-mamuth, i cili të paktën vizualisht nuk do të dallonte nga paraardhësi i tij i zhdukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA