Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak viziton nesër Kosovën/ Do diskutohet për gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së Dialogut

14/09/2021 12:24

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, do të vizitojë ditën e nesërme Kosovën.

Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, Lajçak do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

PSBE planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së Dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA