Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 drejtues mjetesh, pasi njëri prej tyre është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ndërsa tjetri u arrestua sepse nuk posedonte leje drejtimi motomjeti.
Drejtuesi i mototmjetit pa leje drejtimi është përplasur nga një makinë tip “Audi” dhe si pasojë është plagosur e ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
H.M., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
P.Ç., 43 vjeç, banues në Krujë, si dhe u procedua penalisht shtetasi P. D., 59 vjeç, pasi në Krujë, shtetasi P. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. Ç., i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi P. Ç., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel