Rayo Vallecano pa stadium, “shtëpia” e Ivan Balliut shpallet e rrezikshme vetëm 3 javë para startit të La Ligës 28/07 14:16
Dështon hakmarrja për Barcelonën që pas humbjes 8-2 gushtin e vitit të kaluar, pësoi një tjetër disfatë ndaj Bayernit të Mynihut, këtë herë 0-3 në “Camp Nou”, me gjermanët që regjistrojnë fitoren e 8 në 12 përballje ndan “blaugrana”-ve.
Katalanët e nisën mirë e me entuziazëm ndeshjen, por gjermanët morën kontrollin me kalimin e minutave dhe zhbllokuan rezultatin me Thomas Muller në minutën e 34-t, ndërsa në pjesën e dytë vulosi suksesin Robert Lewandowski me dy gola.
Pas startit zhgënjyes në kampionat, Juventusi ka “kthyer faqe” në Europë, pasi ka marrë një fitore 0-3 në transfertën suedeze ndaj Malmoes. Alex Sandro, Dybala me penallti dhe Morata shënuan që nē pjesën e parë për bardhezinjtë.
Top Channel