Burri rreh policet femra gjatë trazirave të izolimit në Sydney (video/foto)

14/09/2021 16:24

Një burrë në Australi është arrestuar pas një sulmi të egër ndaj dy policeve femra të cilat i sulmoi në rrugë gjatë orarit të izolimit të koronavirusit në Sydney.

Pamjet e regjistruara nga një makinë në lëvizje tregojnë agresorin që godet me shkelm oficeren në fytyrë, teksa policja tjetër tenton ta ndalojë me spraj djegës.

Sipas raportimeve vendase, shkaku i përplasjes ishte sepse burrit i ishte kërkuar të ngjitej në trotuar nga oficeret, por ngjarja ndodhi gjatë orarit të izolimit kështu që mund të ketë pasur komplikacione në lidhje me arsyen e lëvizjes së tij.

Burri me flokë të gjatë shihet që bëhet shpejt agresiv duke u shkaktuar plagë dy punonjëseve.

Fillimisht ai ishte larguar duke marrë një tren drejt zonës së Bankstown por u ndalua më vonë kur kishte sulmuar një tjetër punonjës policie, sipas mediave.

Kjo nuk është hera e parë javët e fundit në Australi kur oficerët e policisë lëndohet teksa zbatojnë rregullat e ekzagjeruara të kufizimeve të koronavirusit.

Muajin që shkoi 47 njerëz janë ndaluar për akte kriminale gjatë një proteste anti-kufizime në Sydney.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel