Tuchel flet për Chilwell: Europiani e lodhi mendërisht, shpejt rikthehet titullar

13/09/2021 23:57

Pas një Europiani në hije, mbrojtësi i majtë i Chelsea-t, Ben Chilwell humbi edhe vendin e titullarit në klubin londinez, pasi në këto javë të para të kampionatit trajneri Thomas Tuchel ka preferuar të aktivizojë spanjollin Marcos Alonso.

Në lidhje me këtë çështje, tekniku gjerman deklaroi se pikërisht qëndrimi në stol në Europian, e ka dëmtuar mendërisht mbrojtësin Chilwell, teksa zbuloi se tani futbollisti po rikuperon mirë dhe shumë shpejt do të garojë për një fanellë titullari.

“Europiani e lodhi shumë mendërisht. Të jesh pjesë e një grupi, por të rrish gjithmonë në hije dhe të mos të të llogarisin asnjëherë, nuk është aspak e lehtë. Megjithatë tani ka rigjetur kënaqësinë e të luajturit dhe po stërvitet mirë, ndaj shumë shpejt do të rivalizojë për një vend titullari me Alonson”, deklaroi Tuchel.

Top Channel