Sot nis mësimi në shkollat private/ “Çmendet” trafiku në Tiranë, kaos në disa rrugë kryesore

13/09/2021 08:44

Një situatë kaotike trafiku është vënë re sot në disa rrugë kryesore të Tiranës, ku qytetareve u duhen me orë të tëra jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit duke qëndruar me orë të tera në rrugë.

Radhë të gjata makinash, kjo është pamja që ofrohet mëngjesin e kësaj të hëne nga rrethrrotullimi i TEG, mbikalimi në Sauk, mbikalimi tek liqeni e deri te mbikalimi në Selitë, e duke vijuar më tej drejt Pallatit me Shigjeta e deri tek sheshi ‘Shqiponja’.

Unaza e Tiranës ndodhet ‘nën kolaps’ nga dyndja e makinave në drejtime të ndryshme që shpesh sjellin edhe bllokim të mjeteve. Kjo skenë thuajse paraqitet në pjesën më të madhe të akseve kryesore në Tiranë.

Kujtojmë se sot ka vijuar mësimi në shkollat private dhe kjo është një ndër arsyet që është krijuar ky kaos dhe i detyron qytetarët të presin me radhë të gjata për të shkuar në destinacionin e tyre!

FOTO GALERI
3/16

Top Channel