Britania ka vendosur që të ofrojë vetëm një dozë vaksinë për fëmijët e moshës 12 deri 15 vjeç. Por do pritet deri në mars të vitit të ardhshëm për të dhënat e reja, nëse do duhet një dozë e dytë apo jo. Ndërkohë Britania do kalojë këto ditë një sërë vendesh në zonën e kuqe ku do duhet karantinim, por sipas një specialisti britanik as Shqipëria as Kosova dhe Serbia nuk ka gjasa të futen për momentin në këtë zonë, thotë korrespondenti i Top Channel në Londër Arben Manaj.
Ka qenë zyrtari më i lartë i Shëndetësisë në Britani, Profesor Chris Ëhity i cili i ka dhënë fund dilemës disa javore, nëse fëmijët e moshës 12-15 do duhen vaksinuar ose jo. Sipas tij, kësaj kategorie fëmijësh shkollash do u ofrohet vetëm një dozë vaksine.
Vaksinimi do duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo nënkupton se afro 3 milionë fëmijë do të kenë të drejtë të vaksionhen nëpër shkolla. Ndërkohë do pritet deri në mars të vitit të ardhshëm për të dhënat nëse do duhet një dozë e dytë apo jo.
Ndërkaq, Britania brenda ditësh, pritet të vendosë që të kalojë një sërë vendesh në zonën e kuqe ku do duhet të karantinohen ata që vijnë nge këto vende me të mbërritur në Britani, për dy javë me një kosto mjaft të lartë financiare.
Por sipas specialistit britanik të të dhënave të Covidit, Tim Ëhite, edhe pse disa gjëra janë të paparshikueshme, ai mendon se këësaj here fokusi do jetë në vendet e Karaibeve dhe në Ballkan.
Sipas Tim Ëhite, konkretisht Shqipëria ka pasur ritmet më të larta të personave të infektuar të ardhur në Britani, nga Shqipëria, sipas rezultateve më të fundit nga Shërbimi Shëndetësor britanik , NHS.
Por këto shifra të përhapjes duket se janë të ulta dhe të mjaftueshme për ta mbajtur Shqipërinë në zonën ku është momentalisht, në atë portokalli.
Serbia ka rritjen më të fortë në Evropë me rastet e covidit për momentin, por nivelet janë ende poshtë atyre në Mal të Zi. Por ritmet e vaksinimit janë më të mira dhe gjasat janë që edhe Serbia të qëndrojë në zonën portokalli, ndërsa Kosova nisur nga shifrat do duhet të ishte në zonën e kuqe, thotë specialisti britanik Tim Ëhite, por fati i saj mund të lidhet me Serbinë dhe duket se do mbijetojë edhe kësaj here, citohet ai të ketë thënë për median britanike.
Top Channel