Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Leposaviqit dhe 15 personave të tjerë. Aktakuza është ngritur me dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “krim i organizuar” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Kështu kanë bërë të ditur nga prokuroria nëpërmjet një komunikate për medie.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesëmbëdhjetë (15) të pandehurve. Prokuroria Speciale njofton se pesëmbëdhjetë (15) të pandehurit janë, D.J., H.B., A.A., Xh.F., H.H., M.H., A.K., Ç.T., M.R., M.I., B.B., N.M., I.K., J.B. dhe B.M., të akuzuar për shkak të veprës penale “Krimi i organizuar” lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”, ku janë të përfshirë ish kryetari i Komunës së Leposaviqit, si dhe nëntë (9) zyrtarë të tjerë të komunës së njëjtë. Ndërsa, pesë (5) të pandehurit të tjerë janë pronarë të bizneseve private të angazhuar në projektet e komunës”, thuhet në komunikatën për medie.
Top Channel