17/11 20:44
Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga dhe blogerja Marina Isufi ishin pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndanë emocionet e ditës së parë të shkollës për për këtë vit të ri shkollor.
Çiljeta ishte duke u kthyer nga shkolla pasi kishte marrë Fernandon, i cili këtë vit shkollor hyri në klasën e tretë.
“Fillova që mbrëmë nga përgatitjet, hekurosa këmishat, bëra gati çdo gjë. Ia vara në varëse. Pastaj u çova që në 6:30 të mëngjesit i bëra bukën me vete. Tostin dhe lëngun e frutave si gjithmonë dhe gati për në shkollë”, tregoi këngëtarja.
E pyetur nga Bieta nëse është mama ambicioze për rezultatet e Fernandos në shkollë, Çiljeta tregoi se nuk ushtron shumë presion mbi të për këtë pjesë.
Top Channel