“Të rritet çmimi i rrushit”. Kërkesa nga vreshtarët kosovarë

12/09/2021 12:26

Vreshtarët në Kosovë duan që të rritet çmimi i kilogramit të rrushit. një kilogram shitet 26 cent dhe për vreshtarët e Rahovecit, zona më e madhe kultivuese në Kosovë kjo do të sjellë humbje.

Sylejman Daka thotë se ky çmim nuk ia mbulon shpenzimet

“Mirë do të ishte që të jetë çmimi për një kilogram të jetë së paku 40 centë ose deri në 50 centë, që do të ishte më e pranueshme që të rritet normal edhe leverdia e vreshtarëve për kultivimin e rrushit”.

kërkesa e vreshtarëve mbështetet edhe nga kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve të Kosovës, Habib Dina.

“Çmimi, të them të drejtën, nuk është çmim real pasi që brenda këtyre 10 viteve të fundit çmimet kanë pësuar një rënie shumë të madhe, do të thotë një rënie prej 100 përqind të çmimit. Varietet të cilët e kanë pasur çmimin ta zëmë 50 centë tani e kanë 25 centë, varietet të cilat e kanë pasur çmimin 30 centë tani e kanë 15 centë”.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u shpreh se nuk mund të ndërhyjnë pasi që është çështje e tregut të lirë

“. Sido që të jetë, pavarësisht kësaj ne po bëjmë përpjekje që të rrisim nivelin e përkrahjes qoftë në kategorinë e subvencioneve dhe granteve dhe besoj që duke e rritur edhe cilësinë edhe sasinë dhe duke hapur mundësinë e tregut jo vetëm në Kosovë, por edhe të eksportit, mendoj që kjo pashmangshëm ka një ndërlidhje edhe në aspektet e çmimeve për vreshtarët”

Vjelja e rrushit në Rahovec ka nisur me 7 shtator, me një festë që organizohet çdo vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA