28/12 13:34
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582. Në total numri i rasteve aktive është 17.625.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.
Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Top Channel