Luftëtaret e rezistencës afgane, të pagëzuar si “Luanët e Panjshirit”, nuk janë dorëzuar ende.
Ata janë hedhur në sulm duke i marrë talebanëve tre rajone e duke ushqyer sërish shpresat e një ringjalljeje të rezistencës së goditur fort nga rënia e Panjshirit. Pamje të reja filmike i tregojnë luftëtarët anti-talebanë duke u stërvitur nëpër male përpara se të ndërmerrnin sulmet që i zunë talebanët në befasi. Aamaj News raporton raporton se në duart e Frontit të Rezistencës Kombëtare kanë rënë sërish Dara, Abshari dhe Paryani. Megjithatë situata e civilëve atje, përshkruhet si “katastrofike”.
Një gazetar që mbulon konfliktin ne Afganistan thotë se luftëtarët e rezistencës po zënë pozicione nëpër male e shpella, e prej aty, ndërmarrin sulme ndaj talebanëve dhe tërhiqen sërish duke mos i lënë atyre mundësi t`i gjurmojnë.
Panjshiri ishtë zona e fundit e mbetur e rezistencës së armatosur ndaj sundimit të talebanëve që kur ata pushtuan 33 provincat e tjera afgane, përfshirë kryeqytetin, Kabulin, muajin e kaluar në një goditje të rrufeshme, ndërsa forcat qeveritare të stërvitura nga perëndimi u rrëzuan dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.
NRF-ja e përbërë nga pjesëtarë të forcave afgane të sigurimit të stërvitur nga Shtetet e Bashkuara dhe milicitë fisnore lokale, u përqëndrua pikërisht aty dhe luftoi për mbajtjen e luginës, e ndonëse talebanët arritën ta rimarin atë dhe Andarabin e Baghlanin, luftëtarët e këtij fronti duket ende nuk janë dorëzuar.
Top Channel