Pamjet/ Tornadoja “nga ferri” përplaset mbi Italinë, banorët: Pamë tmerr me sy!

11/09/2021 12:41

“Nuk kishim parë ndonjëherë diçka të tillë”, banorët e Pantellerias përjetuan momente tmerri kur një tornado e fuqishme goditi ishullin e vogël Italian në Mesdhe.

Mediat vendase flasin për skena apokaliptike. Tromba e ajrit shkaktoi dy të vdekur e disa të plagosur, ndërsa la pas një vazhdë shkatërrimesh në rrugën e saj.

Tornadoja goditi ishullin në jug të Sicilisë pasditen e së premtes. Për shkak të saj shtyllat u përkulën, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan”, thanë zjarrfikës lokale për AP. Ishulli është i preferuar sidomos nga pushuesit dhe turistët e huaj.

Ansa tha se dy viktimat janë një zjarrfikës dhe një burrë 86-vjeçar, të cilët kanë qenë në makina që nga forca e erës fluturuan në ajër e u përmbysën. Njëra makinë ra mbi një cati, tjetrës iu shkatërrua pjesa e parme. 9 janë deri tani tani të lënduarit, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa nuk ka ende informacione për të zhdukurit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA