“Mezi mbaj shkopin e baterisë”, thotë këngëtari Phil Collins teksa shëndeti përkeqësohet para turneut (fotot)

11/09/2021 20:44

Këngëtari dhe bateristi i njohur britanik Phil Collins ka thënë së fundmi se mezi arrin të mbajë shkopin e baterisë prej përkeqësimit të shëndetit, çka e detyron të ulet gjatë performancave ‘live’.

70-vjecari tha në një intervistë me rrjetin BBC se është i zhgënjyer nga sfidat fizike me të cilat përballet. Ai ka kryer një operacion në shpinë ne 2009 dhe përsëri në 2015, të cilat kanë prekur nervat e tij, dhe gjithashtu vuan nga diabeti.

“Jam i sfiduar nga ana fizike, çka është zhgënjyese pasi dua të jem në skenë, duke luajtur,” thotë Collins në intervistën për të promovuar turneun e tij të rikthimit, me këngët e grupit të tij të viteve 1970 e 80-të Genesis.

“Mezi mbaj në dorë shkopin e baterisë, dhe ka gjëra të tjera fizike që më pengojnë”, thotë Collins.

Nuk ishte e qartë se kur ishte kryer intervista dhe as përfaqësuesit e tij nuk reaguan ndaj kërkesave për komente mbi intervistën.

Fituesi i tetë çmimeve ‘Grammy’ thotë se i biri i tij Nic luan në bateri, në turneun e parë amerikan të kryer nga Genesis në 14 vjet.

Collins ka pasur një karrierë të suksesshme në vitet 1980 e 1990 me hite si ‘The Air Tonight’, ‘Sussudio’ e ‘One More Night’.

Ai njoftoi tërheqjen në 2011 por u rikthye në skena në 2017 për një seri shfaqjesh të quajtura Not Dead Yet (Ende nuk kam vdekur).

FOTO GALERI
1/3
Këngëtari dhe bateristi i njohur britanik Phil Collins ka thënë së fundmi se mezi arrin të mbajë shkopin e baterisë prej përkeqësimit të shëndetit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA