Sot ka startuar në ekranin e Top Channel programi juaj i zemrës, “Më thuaj një dëshirë”.

Ashtu sikurse sezoni i shkuar,edhe ky i dytë premton histori frymëzuese, surpriza të paimagjinueshme, të orkestruara nga vetë fëmijët, të cilat do t’ju mbajnë të’ lidhur’ përpara ekranit. Lot dhe të qeshura, të ndërthurura në një format të vetëm televiziv…

Ulkaoni është një fëmijë nga Vlora, i cili ka një dëshirë shumë speciale, për mamanë e tij. Ajo punon në Bashkinë e Vlorës. Dashuria e Ulkaonit për të nuk njeh kufij, midis shumë personave që kishte mundësinë të surprizonte, Ulkaoni zgjodhi pikërisht të ëmën dhe për faktin se dëshiron ta shohë atë gjithmonë të lumtur. Rreth 3 vite më parë Ulkaoni rrëfen se mami i tij ka qenë shtatzënë dhe në momentin e lindjes i është dashur të zgjedhë mes vetes dhe vajzës, për shkak të komplikacioneve. Që prej asaj dite Fiona është mbyllur në vetvete dhe nuk qesh më.

Kjo gjë ka mërzitur edhe Ulkaonin i cili kërkon me patjetër ti rikthejë buzëqeshjen të ëmës. E për këtë i duhet ndihma e bandës frymore të Vlorës për ti bërë një surprizë në punë.

Teksa Fjori e ka vizituar në vendin e punës, pa djeninë e saj, Fjona është prekur dhe ka nisur rrëfimin e saj, por se si shkoi kjo surprizë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA