Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Visarion Xhuvani’ në Elbasan.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një 64-vjeçar është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku ai banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
64-vjeçari, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor është nisur menjëherë drejt spitalit të Elbasanit por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
“Më datë 11.09.2021, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, shtetasi A.Sh., 64 vjeç, ( me probleme të shëndetit mendor) , banues në Elbasan, është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel