Frikë nga hakmarrja? Vrasja e 23-vjeçares në Fier, flet nëna e autorit: Ata duheshin, vajzën e rrita vetë!

11/09/2021 09:54

E tronditur nga ngjarja e rëndë, e ëma e Elton Metaj, autorit të vrasjes së 23-vjeçares Sabrina Bengaj, mes lotësh tregon se i biri e ka telefonuar pas krimit të rëndë.

Nëna e autorit ka folur për gazetarët dhe ka treguar se nuk ka vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek djali i saj kohët e fundit.

Nëna e 31-vjeçarit tashmë të arrestuar, ka treguar edhe telefonatën e parë që i biri ka bërë pas krimit. Ajo thotë se pas vrasjes së kryer ai ka marrë në telefon familjarët duke u deklaruar se do të vetëvritej.

Ajo deklaroi se djali jetonte më të në shtëpi dhe nuk u kthye në shtëpi pas ngjarjes. Ai ka dy muaj që ka dalë nga burgu, pasi kreu edhe dënimin, pasi më 20 shtator të vitit të kaluar, 31-vjeçari mori peng familjarët e viktimës. Është dashur ndërhyrja e policisë që të liroheshin personat e marrë peng.

Çifti mësohet se kishte edhe një vajzë të vogël e cila tashmë mbeti jetime pa nënë, dhe me babain sërish pas hekurave. E pyetur nëse e ka takuar më vajzën e mitur të çiftit, e ëma e Elton Metaj thotë se gjatë kohës që ai ka qenë në burg ajo nuk është takuar me mbesën e saj.

Sabrie Metaj i bashkohet dhimbjes së prindërve të ish nuses së djalit, por i trembet edhe një hakmarrje të mundshme.

-Si i keni pasur marrëdhëniet me ish nusen?

“Ata duheshin nuk e prisja të ndodhte kjo, më vjen keq se e rrita vet, si për atë si për tim bir, se mua më ka ikur edhe im bir me të”.

-E keni frikën e një hakmarrje?

“Po edhe kanë të drejtë!”.

Nëna thotë se edhe pas ndarjes çifti komunikonte ende në telefon me njëri-tjetrin, sepse sipas saj ata duheshin. Madje, ata edhe janë takuar së bashku me vajzën e mitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA